Showbiz

Benet Beci flet për partneren: U dashurova që në gjimnaz...

Shkruar nga Liberale
Benet Beci flet për partneren: U dashurova që në gjimnaz...

Kryeministri Edi Rama e ka pyetur në podcastin e tij kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Benet Becin për historinë e tij të dashurisë me partneren.

Kryeministri Edi Rama: Benet, po ti ça ke bërë në momentin që je dashuruar, domethënë si ka qenë fëmijëria dhe gjithë kjo periudhë se u bë sebep Luizi që të marrim vesh ç’ke bërë ti para se të dashurohesh?

Luiz Ejlli: Beneti e ka marrë me shkuesi.

Kryeministri Edi Rama: Po përpara se të ndodhte shkuesia, ça ke bërë?

Benet Beci: Unë jam njohur që në gjimnaz me..

Kryeministri Edi Rama: Përpara se të njiheshe, domethënë çfarë prirjesh kishe ti? Ti veshë për muzikë s’ke pasur besoj?

Benet Beci: Jo, jo unë isha shumë i dhënë pas shkencave; fizikës, astronomisë, shkencave ekzakte. Në shumë vite në gjimnaz isha personazh i vizatimit teknik edhe siç janë gjimnazet e asaj kohe që janë një shkollë e jashtëzakonshme e asaj kohe. Kam qenë tek ‘’Ismaili’’ e atje për herë të parë mendoj se shfaqëm edhe talenteter do thoja dhe formimin bazë të gjimnazit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH