Aktualitet

“Bën poza me Kushtetutën, por nuk e lexon”

               Publikuar në : 11:40 - 13/06/19 Liberale

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe tha nga foltorja e Kuvendit Presidenti Ilir Meta ka bërë çdo gjë me Kushtetutën, por për të lexuar nuk e ka lexuar atë.

Ai tha se Meta bën poza me Kushtetutën por nuk e lexon atë.

“Në këtë vend, ka pak ditë që është bërë e modës të kërkosh në rafte e dollape, në ato që deri dje, ose ishin bosh, ose mbaheshin verë, shampanjë, pije alkoolike, uiski, xhin, e madje edhe para të pista të kërkosh Kushtetutën. Ta mbash në dorë Kushtetutën, të komentosh Kushtetutën, të bësh poza me Kushtetutën, t’i bësh këto me pasion e forcë, të dukesh si i ndershëm në atë që bën, por vetëm një gjë nuk e bën: Të lexosh Kushtetutën. Sikur kaq të kishte lexuar do kishte më shumë përgjegjshmëri në njoftimet e lëshura publikisht”, – tha Braçe.

Sot në Kuvend po mbahet seanca e radhës plenare me mocionin 5 orë debat për vendimin e shkarkimit të presidentit. /Gazeta Liberale

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *