Showbiz

Video/ "Bën çdo gjë për lojë", Kiara shpërthen ndaj Luizit

Shkruar nga Liberale
Video/ "Bën çdo gjë për lojë", Kiara
Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë debatuar dje në mbrëmje, pasi teksa zhvillonin sfidën e rezistencës, këngëtari urinoi duke u mbuluar me batanije dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga Kiara. Moderatorja i tha këngëtarit se ai i duket i aftë të bëjë çdo gjë për lojë. Ajo shtoi se kjo e bën të ndihet keq. “Luiz për sa kohë t’u afrova dhe të dhashë diçka më shumë nga vetja në këtë pikë ndihem sikur je i aftë të bësh çdo gjë për lojë. Nga ana tjetër jam një person që kam shumë barriera dhe kur shoh gjëra të tilla stepem. Jo se ke ti gabim se ti mund të bësh çfarë të duash. Nuk ta shpjegoj dot se nuk jam në terezi. Të thashë fitoje por jo të bësh këtë gjë. Ti doje ta bëjë, është e drejta jote. Thjesht ndihem keq”, u shpreh Kiara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH