Aktualitet

Ben Blushi reagon për publikimin e të dhënave: Rroga ime 24 herë më e vogël nga sa pretendohet

Shkruar nga Liberale
Ben Blushi reagon për publikimin e të dhënave: Rroga ime 24

Prej më shumë se 24 orësh 680 mijë shqiptarë kanë zbuluar rrogat e njeri-tjetrit. Kjo, pasi një databazë me të dhënat e punësimit të tyre në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me numrin e kartave të identitetit, pozicionin e punës dhe pagën, ka dalë në rrjetet sociale.

Në listën e pagave janë edhe emrat e shumë biznesmenëve, drejtuesve të kompanive, personazheve të njohur të show bizz-it etj.

Një prej pagave që bëri bujë ishte dhe ajo e ish-deputetit dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ku deklarohej një pagë mujore për janarin e këtij viti 24 milionë lekë të reja. Por kjo gjë është hedhur poshtë nga vetë Blushi. Ai ka deklaruar se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument dhe deklaron se për daljen e këtyre të dhënave duhet të ketë një përgjegjës.

“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rroge që nuk e kam.

Në respekt të bashkëpunëtorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua te them se, rroga ime është 24 herë më e vogël se ajo që pretendohet se është.

Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajerizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës”, deklaron Blushi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH