Globi

Belgjika rikthen kufizimet për Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Liberale
Belgjika rikthen kufizimet për Ballkanin Perëndimor

Pas rekomandimit të Bashkimit Evropian pak ditë më parë mbi regjimin e ri të lëvizjes, qeveria belge ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo-esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.

Shtetasit e këtyre vendeve mund të udhëtojnë drejt Belgjikës kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Pas mbërritjes në Belgjikë do i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është sërish negative, shtetasi del nga karantina.

Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari. Të miturit mbi 12 vjeç duhet të jenë të pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH