Aktualitet

Bejko për gishtat e Këlliçit dhe mashtrimet e Veliajt: Tregu i ndërtimit duhet të çlirohet duke i ‘prerë duart’ e oligarkisë politike dhe krimit

Shkruar nga Liberale
Bejko për gishtat e Këlliçit dhe mashtrimet e Veliajt: Tregu i

Roland Bejko kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e kryeqytetit u shpreh se Tirana e vërtetë nuk është ajo që paraqet Erion Veliaj në klipe.

Atheksoi se Tirana rurale është lënë në harresë ndërsa ajo urbane është betonizuar.

Bejko bëri ironi me posterin e Belind Këlliçit me gishtat e mesit, teksa tha se “PD di ku i fut duart dhe ku e vë gishtin”.

“Tregu i ndërtimit duhet të çlirohet, duke prerë duart e oligarkisë politike dhe krimit, që në partneritet me Ramën po pastrojnë para, 1,6 mln euro pastrohen në Tiranë. Do hetojmë lejet e ndërtimit dhe do bashkëpunojmë me drejtësi që ky lloj monopoli të marrë fund. Bashkia ka në dorë që të mos i përqendrojë në 5 duar fondet, kjo tregon korrupsion të lartë… Ne dimë se ku t’i fusim duart, dimë dhe ku ta vëmë gishtin”, tha Bejko.

Bejko më tej tregoi planin e PD për të zgjidhur problemin e trafikut në Tiranë, që përfshin 5 parkime mbi dhe nëntokësore në 5 hyrjet e Tiranës, taksim për makinat që duan të hyjnë në Tiranë dhe karta e rezidentit për vendasit.

“40 mijë mjete vijnë në Tiranë çdo ditë, do ndërtojmë 5 parkime nën dhe mbitokësore dhe nga aty më pas njerëzit mund të lëvizin me një autobus ekspres për në Tiranë siç ndodh në metropolet e Evropës. Të ardhurit do ta kenë më të vështirë të futen në Tiranë se do të taksohen. Trafiku zgjidhet në origjinë, aty ku fillon”, tha Bejko teksa ishte i ftuatrnë Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH