Aktualitet

Bejko ndan kafen e mëngjesit me autorin e librit “Beratasit nëpër Botë”, dhe hartimi i dosjes për ta bërë Beratin pjesë të UNESCOS

Shkruar nga Liberale

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, e ndau sot kafen e mëngjesin me Kadri Kukën, ish drejtorin e kulturës në Bashkinë Berat, një prej bashkëpunëtorëve gjatë periudhës kur ai ishte prefekt i këtij qarku.

“Kadriu ka shkruar edhe një libër, “Beratasit nëpër Botë”, ku pjesë më ka bërë dhe mua, si prefekti që bashkëpunoi me të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, në hartimin me sukses të  dosjes për ta bërë Beratin pjesë të UNESCOS”, tha Bejko, duke përcjellë mesazhin se para së gjithash suksesi kërkon njerëz të ndershëm dhe punëtorë.

Postimi i Roland Bejkos: 

Me Kadri Kukën ish drejtorin e kulturës në Bashkinë Berat, diskutuam për periudhën që unë kam qenë prefekt i qarkut në 2005- 2007.

Më vjen mirë që edhe pse kanë kaluar vite nga ajo periudhë kolegët që kemi punuar ruajnë respekt për angazhimin tim.

Kadriu ka shkruar edhe një libër, “Beratasit nëpër Botë”, ku pjesë më ka bërë dhe mua, si prefekti që bashkëpunoi me të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, në hartimin me sukses të  dosjes për ta bërë Beratin pjesë të UNESCOS.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH