Aktualitet

Bejko: Më kanë kërkuar të tërhiqem! Berisha kërcënoi kandidatët se nëse dalin me siglën e PD do të zëvendësohen!

Shkruar nga Liberale
Bejko: Më kanë kërkuar të tërhiqem! Berisha

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën në zgjedhjet lokale të 14 majit thotë se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se me Berishën dhe me Metën opozita nuk ka të ardhme.

Bejko u shpreh se kërkesa për tërheqje nga gara ka qenë miqësore dhe me arsyetimin që mos të ndahet vota e djathtë. Sipas Bejkos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha i ka kërcënuar kandidatët duke u thënë se do të dalin me siglën e PD-së do të zëvendësohen menjëherë.

‘Kam pasur takime dhe oferta por kanë qenë miqësore. Më kanë thënë shikoj dhe një herë se po ndajmë votën e djathtë. Kam thënë tani që erdhi rasti që ne u bëjmë ofertën të dalim të përbashkët, thuaj se kam interes të fitoj Tiranën. Berisha i ka kërcënuar ku u ka thënë se ato kandidatë që do të dalin me siglën e Alibashës do tu zëvendësoj menjëherë dhe në këtë u moment disa u tërhoqën.’- tha Bejko në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv .

Roland Bejko tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se me Berishën dhe me Metën opozita nuk ka të ardhme. Bejko u shpreh se partia nuk mundet që të sundohet nga një person, qoftë edhe më i ndritur ai.

‘Kur je në politike, duhet të mos u shmangesh betejave. Unë jam i këtij stili që duhet të jem në betejë. Berisha mendon se do të mjaftonte vetëm militantët që të marrë në dorë partinë. Dhe unë jam nisur në mënyrë skeptike, kur mora mandatin, mirëpo sot që jam në terren, kam takuar njerëz në rrugë dhe jam i befasuar. Vota që do të vijë tek unë do të jetë votë racionale dhe do të jetë votë e arsyes. Nuk mund të sundohet partia qoftë edhe nga një individ i ndritur. Ka ndryshuar për keq situata në PD-së pas 6 marsit, pasi u thelua edhe më tej Berisha pasi u shpall non grata nga PD. Kjo parti është përçarë edhe më shumë, nga Berisha, i cili premtoi se do të bashkonte partinë. Qytetarët kanë kuptuar se me Berishën dhe Metën nuk ka të ardhme opozita. Një i djathtë nuk e çon votën te Ilir Meta. PD ka humbur busullën dhe shyqyr zotit që jemi ndarë nga Berisha dhe do të ndërtojmë një parti të djathtë.’- tha Bejko.

Për analistin Lorenc Vangjeli, kandidimi i Roland Bejkos është një lajm shumë i mirë. Sipas Vangjelit, Bejko ka një fitore morale të garantuar.

‘Si pakicë ajo që përfaqëson Bejko, është se me Berishën opozita ka shanse të shuara që të mbetet në opozitë dhe për të mos shndërruar atë që është qëllimi kryesor që të vijë në pushtet. Bejko hyn me një kartë fituese. Rezultati pastaj është tjetër gjë. Pavarësisht se do të duhet ta kishin betejën e tyre, nxorën në garë Bejko. Bejko ishte alibia për të fshehur pafuqinë dhe mungesën e aktit dhe sakrificës për partinë e tij. Më 15 maj cilido të jetë rezultati Bejko ka një fitore morale të garantuar që në këtë moment’, - tha Vangjeli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH