Aktualitet

Bejko, me banorët e Misto Mames shpalos programin për Tiranën: Do të ulim me 50% taksat

Shkruar nga Liberale

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi takimet e radhës me qytetarë në zonën e “Misto Mames”.

Bejko foli me banorët për prioritetet e programit të tij elektoral, ndërsa shpërndau edhe kopjet e printuara të programit të tij teksa kërkoi nga qytetarët që më 14 maj të votojnë  për numrin 9 dhe 6, për t’i sjellë frymëmarrje Tiranës.

“Bashkë me ekipin për Bashkinë e Tiranës zhvilluam takime me banorët në zonën e Misto Mames. Ju shpërndava atyre programin për Tiranën, ndërsa theksova se do të ulim me 50% taksat. Më 14 maj votoni për numrin 9 dhe 6, për t’i sjellë frymëmarrje Tiranës”, shkroi Bejko në rrjetet sociale.

Disa nga pikat e programit të kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko që ai vijon t’i paraqesë në takimet me qytetarët janë: krijimi i infrastrukturës për të pritur në Tiranë deri në 250 mijë studentë deri në 2030, kopshte dhe çerdhe funksionale, sipas parimit jo më tepër se 15 min larg, zero taksë bashkiake për organizatat artistike dhe individët e pavarur që organizojnë aktivitete kulturore në Tiranë, ç’monopolizim i tregut ushqimor.

Po ashtu, Bejko premton hapjen e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i ushqimit të ‘Kilometrit 0’, 3 zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit, për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës.

Pjesë e programit janë edhe shpallja muze e burgut 313, ndërsa Vila 31 e Enver Hoxhës do të shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH