1

“Bëji yzmet burrit, lëre Instagramin”, Ajola Xoxa i kthehet ndjekësit

               Publikuar në : 15:47 - 31/07/20 liberale

Tre ditë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se është infektuar me koronavirus. Veliaj njofoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani e tutje do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Ditën e sotme bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, ka publikuar në Instagram një foto ku ka kapur perëndimin e diellit, mirëpo në sy i ka rënë një prej komenteve. Një ndjekës i shkruan Ajolës të kujdeset për bashkëshortin dhe jo të merret me fotot. Ajola nuk ia ka kursyer përgjigjen duke treguar se ajo po i qëndron pranë këto momente.

“Hallin tim s’e paske fare ë. Po i bëjmë të dy yzmet njëri-tjetrit, pa merak. Bëji dhe ti yzmet jetës tënde dhe mos i paragjyko të tjerët pa i njohur hiç”, i është përgjigjur Ajola.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back