Showbiz

"Bëj kujdes djalë", debati i ashpër mes Agim Doçit dhe këngëtarit për Albina Kelmendin: Pse e keni ftuar këtë mohues

Shkruar nga Liberale
"Bëj kujdes djalë", debati i ashpër mes Agim

Albina Kelmendi dhe familja e saj performojnë sot në Eurovision, në natën e dytë gjysmëfinale. Këngëtarja nga Kosova shpesh është kontestuar me mjaft profesionistë të fushës së muzikës dhe këngës të cilët nuk e vlerësojnë si të përshtatshme për kompeticionin më të madh të muzikës në Evropë. Për këtë arsye edhe promovimi dhe mbështetja ka qenë e vakët.

Tashmë që këngëtarja pritet të performojë sot në natën e dytë të Eurovisionit, debati është ndezur sërish.

Artisti Luan Durmishi thotë se kënga 'Duje' nuk ka identitet artistik. E ashpër ka qenë kundërpërgjigjia e tekstshkruesit Agim Doçi, i cili tha mes të tjerash se kënga e familjes Kelmendi ka vlerat më të mëdha historike sepse flet për dashurinë që duhet të lind në Shqipëri mes familjes.

Luan Durmishi: Kënga ‘Duje’ nuk ka identitet artistik.

Agim Doçi: Pse e keni ftuar këtë mohues, në këto kushte Shqipëria ka nevojë për mbështetje. Bëj kujdes djalë e mos ia fut kot. Si nuk paska vlera artistike, kjo këngë ka vlerat më të mëdha historike sepse flet për dashurinë që duhet të lind në Shqipëri mes familjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH