Kronikë

Bëhet "shkrumb e hi" një makinë në Fier, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Bëhet "shkrumb e hi" një makinë në Fier, dyshimet

Në afërsi te fshatit Shtyllas në Fier është gjetur një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’, i shkrumbuar totalisht. Makina është pa targa dhe dyshimet janë qe mund t’i jetë vendosur flaka qëllimisht.

Sipas raportimeve kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të mundshëm të automjetit nëpërmjet numrit të shasisë e detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH