Aktualitet

Begaj vazhdon me largimet, shkarkon 25 punonjës të Presidencës

Shkruar nga Liberale
Begaj vazhdon me largimet, shkarkon 25 punonjës të Presidencës

Vazhdojnë lajmet e bujshme nga Presidenti Bajram Begaj, të cilat deri tani kanë të bëjnë me largimet e punonjësve.

Sipas Euronews, begaj ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së Presidencës.

17 prej të shkarkuarve janë me status të nënpunësit civil. Pjesa më e madhe e këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.

Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej keshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.

Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH