Politikë

Begaj takon Lajçak: Shqipëria ka rolin e saj për mbrojtje të dialogut Kosovë-Serbi

Shkruar nga Liberale
Begaj takon Lajçak: Shqipëria ka rolin e saj për mbrojtje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në New York ka takuar edhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Begaj gjatë këtij takimi ka siguruar Lajçak se Shqipëria mbetet e vendosur të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Ai theksoi se roli i Bashkimit Europian në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH