Aktualitet

Bajram Begaj mbërrin në Kuvend, si po e pret opozita Presidentin e ri

Shkruar nga Liberale
Bajram Begaj mbërrin në Kuvend, si po e pret opozita Presidentin e ri

Ka mbërritur në Kuvend Bajram Begaj, kandidati për President i Republikës së Shqipërisë.

Kandidati Begaj ka mbërritur në Kuvend me makinën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pritet të votohet në seancën plenare, që nis në ora 18:00.

Bajram Begaj u propozua për President nga 37 deputetë të Partisë Socialiste.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pritet të votohet në seancën e sotme plenare. Për t’u zyrtarizuar në krye të shtetit, presidentit të ri do t’i mjaftojnë 71 votat e maxhorancës.

Opozita është shprehur kundër kandidaturës së tij, duke e konsideruar të njënashme dhe jo konsensuale, por disa deputetë si Grida Duma dhe ErvinSalinaji janë shprehur se janë kundër bojkotit dhe paralajmëruan se do të marrin pjesë në procesin e votimit.

“E njoh pak gjeneralin dhe nuk e paragjykoj. E kam thënë që presidenti i duhej lënë opozitës. Votën time do ta shihni kur të jem në Kuvend”, tha Duma.

Salianji tha se “Edi Rama është autokrat dhe nuk lëshoi asgjë”, por shtoi para votimit se “bojkoti nuk i shërben opozitës”, duke kujtuar se pikërisht bojkoti e ka dëmtuar edhe më keq opozitën.

Nga ana tjetër edhe aleati i opozitës Fatmir Mediu, i cili e ka pasur dikur vartës Begajn në ministrinë e Mbrojtjes,  tha se nuk ka asgjë me personin, por me procesin të cilin e konsideroi të njëanshëm.

Fatmir Mediu tha se, duke qenë se propozimi i tij dhe e Agron Dukës për Dashamir Shehin nuk u pranua, ai bashkë me aleatin e tij nuk do të marrë pjesë në votim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH