Aktualitet

BE 'zbarkon' në Ukrainë për samitin e parë mes tyre, Ursula von der Leyen premton mbështetje të pakursyer

Shkruar nga Liberale
BE 'zbarkon' në Ukrainë për samitin e parë mes
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka siguruar Ukrainën për mbështetjen e BE-së, pas mbërritjes sot në Kiev, ku pritet të takohet me anëtarët e qeverisë ukrainase. Von der Leyen shoqërohet nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe 15 komisionerë të tjerë evropianë. “Është bukur të kthehem në Kiev, për herë të katërt që nga pushtimi rus, dhe këtë herë me ekipin tim të komisionerëve”, shkroi von der Leyen në Twitter. Postimi u shoqërua me një foto të saj në stacionin e trenit në Kiev. “Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja është në anën e Ukrainës. Dhe për të thelluar më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë”, shtoi ai. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel pritet nesër, të premte, në kryeqytetin ukrainas për samitin BE-Ukrainë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Vizita dy-ditore e zyrtarëve evropianë në Kiev vjen pasi qeveria ukrainase tha në një deklaratë se pret që BE të sigurojë një udhërrëfyes se si vendi mund të fillojë negociatat e pranimit "sa më shpejt të jetë e mundur dhe më me sukses". Anëtarësimi në BE është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar. Takimi i nesërm ka të ngjarë të njohë përparimin që ka bërë Ukraina në disa fusha, të tilla si reformat në sistemin e saj gjyqësor. Një draft i deklaratës së përbashkët, të siguruar nga Reuters, thotë se "BE do të vendosë për hapat e ardhshëm pasi të plotësohen plotësisht të gjitha kushtet. Ukraina nënvizoi vendosmërinë e saj për të përmbushur kushtet e nevojshme për të filluar negociatat e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. BE-ja pritet gjithashtu të njoftojë nesër se do të trajnojë edhe 15,000 ushtarë ukrainas, duke dyfishuar objektivin e saj fillestar, për të ndihmuar Ukrainën të përballet me pushtimin rus. Në të njëjtën kohë, do të diskutohet sigurimi i mbështetjes humanitare dhe financiare për Kievin. Vizita ka një karakter simbolik shtesë, me afrimin e përvjetorit të parë të fillimit të luftës, ku Komisioni e përshkruan atë si një "simbol të fuqishëm" të mbështetjes evropiane për Ukrainën, "përballë sulmit të pajustifikuar të Rusisë"./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH