Aktualitet

BE miraton përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve

Shkruar nga Liberale
BE miraton përdorimin e vaksinës kundër lisë së

Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve.

“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së," tha kompania Bavarian Nordic.

“Miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji”, shtoi ajo më tej.

Të shtunën, më 23 shkurt, OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale. Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16.000 persona në 72 shtete të botës.

Në BE që prej vitit 2013 vaksina Imvanex ka marrë miratimin për përdorim kundër lisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH