Globi

BE lehtëson rregullat për punëtorët e huaj

Shkruar nga Liberale
BE lehtëson rregullat për punëtorët e huaj

Në fjalimin vjetor për analizën e situatës së Bashkimit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kushtoi një hapësirë të veçantë punësimit në BE të shtetasve jashtë Unionit.

Eurodeputetët në Strasburg votuan miratimin e reformës së Kartës Blu të BE-së, e krijuar enkas për të lehtësuar punësimin e personave që nuk kanë pasaportë nga një vendi i BE-së, por kanë kualifikim profesional të avancuar.

Kjo reformë sjell lehtësime në rregullat për aplikim për Kartën Blu, por edhe më shumë avantazhe për mbajtësit e këtij dokumenti.

Personat që kanë vizë pune 6-mujore në një nga vendet e BE-së do të lejohen tashmë të aplikojnë për Kartën Blu, në ndryshim nga më përpara ku nevojitej një kontratë punë e vlefshme për 12 muaj.

Azilkërkuesit dhe refugjatët aktualë në BE do të jenë në gjendje të aplikojnë për Kartën Blu në cilido vend anëtar të BE-së, jo vetëm në atë shtet ku ndodhen aktualisht.

Bazuar në rregullat e sapo miratuara, mbajtësit e Kartës Blu të BE-së do të jenë tashmë në gjendje të lëvizin më lehtë nga një shtet anëtar në një tjetër, menjëherë pasi të kenë punuar për një vit në shtetin ku janë vendosur fillimisht.

Përveç kësaj, ata do të mund të shoqërohen nga anëtarët e familjes, pasi rregullat e reja kanë vendosur kushte më të lehta për të bërë bashkim familjar.

Në një deklaratë pas votimit të kësaj reformë, eurodeputeti përgjegjës për Kartën Blu, Javier Moreno Sánchez, tha se BE do të punojë për të lehtësuar emigrimin legal në Union, me synim zhvillimin e kontinentit, shkruan Euronews.

“Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të përmirësuar emigrimin legal në Evropë dhe mbi të gjitha, të lehtësojmë ardhjen e punëtorëve të kualifikuar që kontribuojnë në zhvillimin e kontinentit tonë”, u shpreh Javier Moreno Sánchez.

Një nga arsyet e miratimit të kësaj reforme është nevoja që kanë aktualisht vendet e BE-së për persona me aftësi të avancuara në fusha specifike punësimi.

Sektorët ku Brukseli dëshiron të tërheqë punonjës të kualifikuar jashtë BE-së, janë kujdesi shëndetësor dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK), ku në BE vihen re mangësi të konsiderueshme.

Karta Blu është në fuqi që nga fundi i vitit 2009 dhe përcakton kushtet e hyrjes, qëndrimit dhe punësimit për shtetasit që janë jashtë BE-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH