Aktualitet

BE kërkoi zgjedhje të reja në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama

Shkruar nga Liberale
BE kërkoi zgjedhje të reja në veri të Kosovës, reagon
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së BE-së, e cila I kërkoi Kosovës të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat e veriut, që banohen me shumicë serbe. Shefi i qeverisë tha se kjo thirrje nuk mund të ishte më e qartë se kaq. Me një shënim në “Twitter”, Rama shkruan se prania e policisë së Kosovës në mbrojtje të ndërtesave boshe është një lëvizje absurde, por gjithashtu theksoi se dhe vendosja e ushtrisë serbe në kufi është veprim joevropian. “BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”- shkruan Rama. Kryministri Rama shpërndau thirrjen e përfaqësuesit të lartë i BE, Josep Borrell ka bërë me dije se do të ketë ndësahkime ndaj  Kosovës dhe Serbisë nëse nuk do hedhin hapa para për të ulur tensionet.
“BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”, shkroi Borrell.
Por pavarëasisht thirrjeve, pala e Kosovës, konkretisht kryeministri Kurti nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje për situatën në veri. Teska foli dje në Kuvend, Kurti u shpreh se qeveria i mbështet kryetarët e rinj të Komunave duke i bërë thirrje opozitës që ta mbështesin këtë aksion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH