Aktualitet

BE e përçarë për Integrimi i Shqipërisë dhe RMV-së

Shkruar nga Liberale
BE e përçarë për Integrimi i Shqipërisë dhe

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duket se do ta kenë mjaft të vështirë rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Diskutimet e deritanishme në nivel të ulët përfaqësuesish, kanë krijuar dy grupe mes vendeve anëtare të BE-së, shkruan Euronews.

Nga një anë janë 14 vende si Italia, Austria, Rumania, Polonia, Hungaria, Sllovenia Çekia, Sllovakia, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Malta dhe Irlanda që janë në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Këto vende anëtare të BE-së janë bërë bashkë dhe kërkojnë që t’u vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u lehtësohet rruga drejt integrimit.

Por, mendim të kundërt kanë Franca, Danimarka, Suedia, Spanja dhe Holanda të cilat kërkojnë një kuadër me rregulla të forta negociuese. Madje Franca ka vendosur vija të kuqe dhe nuk ka pranuar që të tërhiqet nga qëndrimet e saj duke e bërë praktikisht të vështirë integrimin dhe zvarritur në kohë hapjen e negociatave.

Gjermania, e cila kryeson presidencën e BE-së është treguar gjithashtu jo mbështetëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke thënë se nuk do të kërkojë të bëhen ndryshime të mëdha dhe të lërë në fuqi rregulla të forta për integrimin. Negociatat mes vendeve anëtare të BE-së do të vijojnë deri më 10 nëntor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH