Aktualitet

"BE e degraduar, xhol i amerikanëve", Arian Çani: Rama u fut bukur dhe po luan në mënyrë brilante

Shkruar nga Liberale
"BE e degraduar, xhol i amerikanëve", Arian Çani: Rama u

Arian Çani:

Nuk janë të paktë ata që kritikojnë Bashkimin Europian, dhe shpesh kritikat janë jo vetëm nga ata që jashtë rrethit, por edhe nga brenda këtij organizimi. Së fundi, një parti gjermane shpalli në programin e saj si qëllim kryesor shpërbërjen e BE-së.

Për gazetarin Arian Çani BE ka degraduar, sidomos pas luftës në Ukrainë, dhe është një xhol i amerikanëve.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se BE nuk ka asgjë në dorë përsa i përket situatës në Kosovë dhe Serbi, që kohët e fundit është tensionuar.

“BE është një xhep i Amerikës. BE është një degradim total, sidomos tani pas luftës në Ukrainë. Është një xhol i amerikanëve dhe në këtë rast bëjnë kot llo-llo-llo se nuk kanë asgjë në dorë. Rama u fut në mesin e ndërkombëtarëve shumë bukur, sa këta të fundit tashmë po e duartrokasin atë. Rama po luan në mënyrë brilante”-tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH