Aktualitet

BE, 5.7 mln euro ndihmë Shqipërisë për regjistrimin e pronave

               Publikuar në : 20:03 - 14/09/21 liberale

Bashkimi Europian do të ndihmojë me 5.7 mln euro Shqipërinë, për regjistrimin dixhital të pronave. Me një postim në Twitter, Ambasadori i BE, Luigi Soreca shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës dhe programi i iniciuar prej tyre, “BE for Property Rights”, i cili do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.

“Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan Soreca.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back