Aktualitet

BBC publikon video nga protesta e opozitës: Dy akuza ndaj Ramës

               Publikuar në : 12:13 - 12/05/19 V Liberale

Mediat e huaja i kanë dhënë jehonë protestës së opozitës e cila u mbajt mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë, ku u dhunua edhe Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapit.

“Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama, me disa bomba molotov në zyrën e tij.

Gjatë tre muajve të fundit, ka pasur demonstrata anti-qeveritare në Shqipëri. Rama përballet me akuzat për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i bëri thirrje protestuesve të vazhdojnë protestat derisa Rama të largohet nga pushteti”, shkruan BBC.

Por BBC nuk është e vetmja media e huaj që ka paraqitur protestën e opozitës. “Huffington Post”, “New York Times” , “Washington Post” etj shkruan për protestën. /Gazeta Liberale

(Visited 1 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *