Sport

Bayerni regjistron fitoren e parë për vitin 2023, bavarezët kualifikohen në Kupë

Shkruar nga Liberale
Bayerni regjistron fitoren e parë për vitin 2023, bavarezët

Bajerni i Mynihut mposhti Mainzin me rezultatin 0-4 në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë duke marshuar më tej.

Debutim si protagonist edhe për futbollistin portugez Joao Cancelo, i cili iu bashkua bavarezëve pak ditë më parë nga radhët e Cityt, teksa vetëm 17 minuta në fushë i mjaftuan për të asistuar në golin e avantazhit të shënuar nga Çupo-Moting.

Në minutën e 30-të, ishte Musiala, ai që dyfishoi shifrat, teksa Sane ngriti rezultatin në 0-3 në minutën e 44-t. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3.

Për të vulosur këtë duel mendoi Alfonso Dejvis në minutën e 83-të. Vlen të theksohet fakti se ky ishte triumfi i parë për vitin kalendarik 2023 për bavarezët që vinin pas 3 barazimesh radhazi në kampionat.

Poll
SHQIPENGLISH