Aktualitet

Baton Haxhiu: Kurti dhe Thaçi janë takuar 2 herë gjatë kësaj periudhe

Shkruar nga Liberale
Baton Haxhiu: Kurti dhe Thaçi janë takuar 2 herë gjatë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë zhvilluar dy takime mes tyre gjatë përveç takimeve zyrtare në Presidencë, sipas drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiu.

“Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë takuar edhe dy herë jashtë kamerave dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu gjatë një emisioni televiziv kur po diskutohej mbi konsultimet për formimin e qeverisë dhe mandatimin e kryeministrit të ri të Kosovës.

Rreth tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ende nuk është krijuar qeveria e re. Dy forcat e para VV dhe LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicionin qeverisës dhe kjo e ka lënë vendin me një qeveri në detyrë. Gjatë kësaj periudhe Presidenti Thaçi i ka kërkuar Albin Kurtit me anë të disa letrave dhe në një takimi zyrtar që të marrë sa më shpejtë mandatin e kryeministrit dhe të krijojë qeverinë e re.

Ditën e sotme kreu i VV-së Albin Kurti i ka dërguar një letër Presidentit Thaçi ku i ka kërkuar që të mos imponojë krijimin e qeverisë. Ai i ka bërë me dije Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit rol aktiv në krijimin e qeverisë dhe i ka kërkuar të mos bëjë presion e vlerësime politike. Në fund të letrës, Kurti nënvizonte se janë afër marrëveshjes me LDK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH