Aktualitet

Bastet, jo më shumë se dhjetë kompani! Kush mund të marrë një licencë dhe cilat janë kriteret?

Shkruar nga Liberale
Bastet, jo më shumë se dhjetë kompani! Kush mund të

Këshilli i Ministrave miratoi  të mërkurën “disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2015,  “për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”,  ku përcaktohen dhënia e licencave, funksionimi i basteve online, e deri te reklamimi i tyre ne media.

Dhënia e licencës do të jetë i kufizuar, jo më shumë se dhjetë. Për përzgjedhjen e subjektit që do të ushtrojë aktivitetin do të kryhet nga Komisioni I Licencave, në përputhje me kriteret e vlerësimit.

Kush mund të marrë një licencë dhe cilat janë kriteret?

Në nenin 22 përcaktohet se kush mund të kërkojë të pajiset me licencë në kategorinë “Baste sportive on-line”. Shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 40 milionë lekë. Subjekti duhet të deklaroi edhe burimin e të ardhurave që do të investohen për ushtrimin e aktivitetit.

“1. Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste sportive on-line”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

  1. a) Të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati në kategorinë “Baste sportive on-line”.
  2. b) Shuma e kapitalit të jetë jo më pak se 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, vlerë e cila nuk mund të jetë më e ulët për të tërë periudhën e vlefshmërisë së licencës.
  3. c) Të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë për kategorinë “Baste sportive on-line”.

ç) Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

  1. d) Subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 000 000 000 (dy miliardë) lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit si dhe të ketë kapacitetet e duhura administruese, organizative dhe besueshmërinë e duhur për t’u angazhuar me sukses në aktivitete të tilla.
  2. dh) Të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.

e)Të disponojë marrëveshjen me subjektin e autorizuar për përdorimin e programeve/sistemeve/Website-eve/aplikacioneve të nevojshme për të kryer aktivitetin e basteve sportive on-line. Nëse subjekti përdor sistemin/aplikacionin në pronësi të tij duhet të jetë i autorizuar edhe për këtë funksion”.

Subjekti aplikues paguan një tarifë për aplikimin për licencë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë e cila kalon në favor të AMLF-së dhe është e pakthyeshme pavarësisht aplikimit të suksesshëm apo jo të subjektit.”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH