Sport

Basketbollistja e famshme e burgosur në Rusi i dërgon letër presidentit Biden

Shkruar nga Liberale
Basketbollistja e famshme e burgosur në Rusi i dërgon letër

Basketbollistja e famshme amerikane, Brittney Griner, e cila është arrestuar në Rusi me akuzën e trafikimit të kanabisit i ka shkruar një letër presidentit Joe Biden.

E-NEWS ka publikuar letrën, e cila mbërriti në adresën e presidentit amerikan ditën e djeshme.

“Më 4 korrik, familja jonë normalisht nderon shërbimin e atyre që luftuan për lirinë tonë, përfshirë babain tim, i cili është një veteran i luftës së Vietnamit. Më dhemb kur mendoj se si mund ta festosh zakonisht këtë ditë, sepse liria do të thotë diçka krejtësisht ndryshe për mua këtë vit. Ndërsa jam ulur këtu në një burg rus, vetëm me mendimet e mia dhe pa mbrojtjen e  familjes dhe miqve kam frikë se mund të jem këtu përgjithmonë. Ju lutem bëni gjithçka që mundeni për të më sjellë në shtëpi. Unë votova për herë të parë në vitin 2020 për ju. Unë besoj tek ju. Unë kam ende shumë gjëra të mira për të bërë. Më mungon familja ime! Më mungojnë shokët e skuadrës! Më vret të di se ata po vuajnë kaq shumë tani. Unë jam mirënjohës për gjithçka që mund të bëni në këtë moment për të më kthyer në shtëpi”, thuhet në letrën e Griner dërguar presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Griner u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Sipas policisë ajo po transportonte cigare elektrike me vaj kanabisi. Basketbollistja e “Phoenix Mercury” dhe dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike rrezikon deri në 10 vjet burg nëse dënohet për trafikim të lëndëve narkotike. /K.A-Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH