Aktualitet

Bashkim Fino: Militantët po na kërkojnë shkarkimin e Metës

               Publikuar në : 13:25 - 13/06/19 Liberale

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti socialist, Bashkim Fino ka komentuar vendimin e Presidentit, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai tha se “militantët e PS-së po na kërkojnë shkarkimin dhe ne t’i japim atij vendimin e merituar”.

“Po përdhosni simbolin e shqiponjës, me teatrin presidencial që vijon me skenat e së shkuarës. 30 qershori është datë kushtetuese. Kushtetua nuk zbatohet sipas qejfit të Ilir Metës. Meta nuk ka asnjë kompetencë mbi zgjedhjet. Nese nuk i pëlqen zyra, nuk është faji i zyrës ku je. Gabimin që bëmë dikur, mos ta çojmë deri në fund. Mos ta lejojmë më Ilir Meten të çojë deri në fund marrëzitë e tij. Militantët e PS po na kërkojnë shkarkimin dhe ne t’i japim atij vendimin e merituar”, – tha Fino./Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *