Aktualitet

Bashkia Lezhë rishpall konkursin për çmimin letrar "At Zef Pllumi"

Shkruar nga Liberale
Bashkia Lezhë rishpall konkursin për çmimin letrar "At Zef

Bashkia e Lezhës rishpall konkursin për çmimin letrar “At Zef Pllumi” në publiçistikë. Sipas saj der në datë 8 shkurt do të kryehet regjistrimi i pjesëmarrësve dhe në datën 15 shkurt do të jetë edhe ceremonia e shpalljes së fituesve. Ky çmim ishte parashikuar të jepej në muajin dhjetor, por për shkak të emergjencës së tërmetit, ai u shtye.

Këtë javë bashkia Lezhë  ka shpallur datat e reja të konkursit  kombëtar për çmimin “At Zef Pllumi”  në  memorialistikë dhe publicistikë ku janë ftuar të marrin pjesë autorë  shqiptarë nga Shqipëria, Kosova , Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Pjesëmarrësit në këtë konkurs  kanë afat deri në datë 8 shkurt  2020 të  regjistrojnë  titullin e veprës konkurse pranë Bibliotekës “Gjergj Fishta” në Lezhë.

Në datë 15 shkurt 2020 do të organizohet në Lezhë ceremonia e shpalljes së fitueseve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH