Aktualitet

Bashkia e Tiranës: Largohuni nga shtëpitë e pabanueshme

Shkruar nga Liberale
Bashkia e Tiranës: Largohuni nga shtëpitë e pabanueshme

Tërmeti 6.4 ballë i cili shkaktoi vdekjen e dhjetëra personave dhe plagosi qindra të tjerë në zonat e Durrësit, ka dëmtuar dhe banesat në Tiranë.

Ndërkohë, bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje banorëve, shtëpitë e të cilave janë klasifikuar si të pabanueshme, që të zbatojnë udhëzimin për evakuim.

Bashkia e Tiranës, përmes një njoftimi për mediat shprehet se se grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktor, kanë konstatuar se disa godina janë të pabanueshme në Tiranë dhe kanë udhëzuar evakuimin e banorëve, por në 4 pallate, punonjësit e bashkisë në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar menjëherë ndërtesat që janë të klasifikuar si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit.

Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:

–           Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;

–           Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;

–           Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;

–           Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH