Politikë

Bashkia e Dibrës fitohet thellë nga kandidati socialist Rahim Spahiu

Shkruar nga Liberale
Bashkia e Dibrës fitohet thellë nga kandidati socialist Rahim Spahiu

PS shpallet fituese me rezultat të thellë në të katërta bashkitë e qarkut Dibër, numërimi ka përfunduar në të gjitha KZAZ.

Bashkia e Dibrës fitohet me kandidatin më të thellë socialist Rahim Spahiu, duke lënë pas me mbi 9 mijë vota, dy kandidatët opozitarë Ismail Uka nga ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Naim Gazidede nga PD.

Bashkinë e Klosit për 4 vitet e ardhshme do e drejtojë kandidatja e PS Valbona Kola, duke fituar me rreth 1 mijë vota më shumë ndaj rivalit të saj të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Bedri Hoxha.

Edhe në krye të bashkisë së Matit do të jetë socialisti Agron Malaj që fitoi me më shumë se 3500 vota diferencë përballë Skënder Gjucit.

Edhe Bulqia u fitua nga socialistët, kandidatja e PS Festime Mjeshtri fitoi bindshëm ndaj kandidatit të Berishës e Metës.

“PS objektivat I realizon dhe qarku I Dibrës meriton të ketë vëmendjen totale të PS dhe qeverisë. Sot në Dibër janë bashkuar të majtë e të djathtë” u shpreh Balluku.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH