Showbiz

Bashkë me Vesën braktisi Zelandën e Re, flet ‘Big Basta’: Arsyeja pse u kthyem në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Bashkë me Vesën braktisi Zelandën e Re, flet ‘Big

Big Basta dhe Vesa Luma kanë lënë Zelandën e Re pak kohë më parë, për të vazhduar jetën në Shqipëri. Dhe patjetër që pyetja më e shpeshtë që çifti do të marrë është:

'Pse u kthyet?'

Në një intervistë për “Live from Tirana” , Big Basta ka treguar rreth vendimit për t'u rikthyer në Shqipëri. "Doja të isha aty ku fillon bota. Ne që të vegjël jemi përpunuar për t’u larguar nga Shqipëria, që kur mësojmë gjuhët e huaja. Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri. E kuptova duke qëndruar andej se sa e rëndësishme ishte Shqipëria. Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme, të thonë që do ta duash shumë vendlindjen tënde. Ne si popull kemi të mirat dhe të këqijat tona si çdo popull tjetër. Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rrisim pasionin tonë sa i përket muzikës si dhe duam që djali të perfeksionojë gjuhën shqipe. Të rrijë me gjyshërit dhe njerëzit e tij të afërm."

Rikthimi në Shqipëri, a ka ndryshuar diçka në vend për Big Basta-n?

Jemi viti 2023, Shqipëria është vend i bukur. Unë jam repist dhe repistat duhet të jenë opozitar të përhershëm. Shqipëria i përshtatet çdolloj brezi.

A identifikohet Big Basta si një reper që i këndon ‘halleve’ të shqiptarëve?

Mendoj se edhe në dekadat në vazhdim prapë do të ketë vlerë çdo germë e këngëve të mia. Shpesh kam bërë edhe këngë që janë komerciale, nuk i kam shijuar në maksimum, shijoj kur bëj vargje të vërteta. E shoh veten shumë mirë të pozicionuar në këtë anë, më jep jetëgjatësi. Sa më e vjetër bëhet vera aq më e shijshme bëhet, të njëjtën gjë dua edhe unë me këngët e mia.

Si ka ndryshuar tregu muzikor në Shqipëri sipas artistit?

Në tërësi ka ndryshuar shumë. Tani ka rrallë artiste të zhanrit rrok. Hip Hopi ka fituar si kulturë, është e përhapur në Shqipëri. Ka artistë të mirë por ka edhe kalimtarë. Nga ana cilësore është shumë lartë. Një nga të preferuarit e mi është Lyrical Son. Ka edhe të tjerë, ka artistë të rinj që janë shumë të mirë. Po ecin me hapat e duhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH