Aktualitet

Basha- zyrtarit gjerman: Mirëpres ndihmën tuaj për reformën zgjedhore

Shkruar nga Liberale
Basha- zyrtarit gjerman: Mirëpres ndihmën tuaj për reformën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të SDU/CSU, i cili kërkoi që palët ë gjejnë dakordësinë e plotë për Reformën Zgjedhore, pasi zgjehdjet e lira janë një ndër kushtet drejt rrugës së integrimit në BE.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se mirëpret mbështetjen e Bundestagut, "për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri".

"Faleminderit z. Wadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit", shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH