Aktualitet

Basha zhvillon takim me drejtuesit amerikan të IRI, cili ishte fokusi i bisedës?

Shkruar nga Liberale
Basha zhvillon takim me drejtuesit amerikan të IRI, cili ishte fokusi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar John Fluharty.

Lajmi është bërë publik nga zëdhënësja për media e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, e cila përmes një postimi në facebook thekson se në fokus të bisedës ishte ndërtimi i kapapciteteve për ta kthyer PD-në në një alternativë qeverisëse.

“Sot në një takim me z. John Fluharty, Drejtorin e Programit për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.

Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi dhe mbështetja e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit dhe ndërtimi i një ure lidhëse midis Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare.

Zoti Basha shprehu edhe njëherë mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që Instituti Republikan dhe Shtetet e Bashkuara po japin për ndërtimin e demokracisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë në nivelet e larta”, shkruan Karabina në facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH