Aktualitet

Basha zbulon planin për fushatën: Largimi i Ramës është i sigurtë

               Publikuar në : 18:08 - 23/01/21 liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të bëhet derë më derë, duke qenë se situata e pandemisë nuk e lejon grumbullimin e qytetarëve në mitingje.

Po ashtu kryedemokrati zbuloi se sëbashku me LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë kanë kalkuluar skemën se si do të maksimalizojnë votat, ndonëse do të futen me lista të ndara.

Më tej Basha theksoi se fitorja e Opozitës së Bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë.

“Opozita ka kalkuluar skemën për të maksimizuar votat. Ajo që na bashkon ne është domosdoshmëria për largimin e Edi Ramës. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ti përgjigjemi shqetësimeve që kanë shqiptarët si: papunësia etj.

Sot nuk ka fabrika, nuk ka investime nё fushёn e teknologjisё sё informacionit, nuk ka investime strategjike. 70% e vendeve tё punёs tё hapura nga investime tё huaja nё Shqipёri janё akoma investime tё kontraktuara nga Partia Demokratike nё qeverisjen e saj tё fundit.

Si do bëhet maksimalizimi i votës?

Shqiptarët nuk duan të dinë sot se sdi do at maksimalizojnë votën PD e LSI, por kanë shumë halle dhe probleme të tjera.

Fitorja e Opozitës së Bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë”, tha Basha.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back