Aktualitet

Basha zbulon detaje nga takimi me ministrin e Jashtëm të Italisë

Shkruar nga Liberale
Basha zbulon detaje nga takimi me ministrin e Jashtëm të Italisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio tha se folën sëbashku për negociatat, zgjidhjen e krizës politike, si dhe reformën zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërsa teksa foli për pasojat e tërmetit ai u shpreh se: "26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore por që tregoi se sa i përgatitur është shteti. Larg qoftë, edhe sikur ajo ngjarje të përsëritet, prapë jemi të papërgatitur. Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit, të mobilizojë të gjithë inxhinierët, të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore dhe të anulojë 150 milionë eurot e oligarkëve". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH