Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku është i ftuar nga përfaqësues të Partisë Republikane.
Basha është duke u takuar me përfaqësues të Partisë Republikane Amerikane, pasi tha se është ftuar në Uashington nga Instituti Ndërkombëtar Republikan.
“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington”, theksoi Lulzim Basha, ku ndau edhe foto nga vizita e tij në SHBA.
“Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
“Ramë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”, – u shpreh ish-kryetari i PD-së, i cili duket se do të vijë projektin e tij politik, për të reformuar të djathtën drejt aspiratave euro-atlantike.
/Liberale.al/