Aktualitet

Basha uron Kurtin dhe Osmanin: Kosova ka sfida të mëdha përpara

Shkruar nga Liberale
Basha uron Kurtin dhe Osmanin: Kosova ka sfida të mëdha përpara

Kryetari i PD Lulzim Basha ka uruar liderin e VV-së dheVjosa Osmanin për fitoren në zgjedhje. Basha tha se Kosova ka sfida të mëdha përpara.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në urimin e Bashës.

“Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona", shtoi ai.

“Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH