Aktualitet

Basha uron kreun e ri të CDU: Presim bashkëpunim për integrimin

Shkruar nga Liberale
Basha uron kreun e ri të CDU: Presim bashkëpunim për integrimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Armin Laschet për zgjedhjen e tij në krye të CDU-së.

Basha thekson se PD do të bashkëpunojë me CDU-në për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

" I nderuar Armin Laschet urime për zgjedhjen tuaj si kryetar i CDU-së. Shumë suksese në drejtimin e simotrës tonë CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe Partia Demokratike presim të vijojmë punojmë së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE", shkruan Basha.

CDU ka zgjedhur Armin Laschet pasues në parti të Angela Merkelit, por jo detyrimisht edhe në postin e kancelarit të ardhshëm gjerman.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH