Aktualitet

Basha: Thaçi e Veseli do të dëshmojnë drejtësinë e kauzës së lirisë

Shkruar nga Liberale
Basha: Thaçi e Veseli do të dëshmojnë drejtësinë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me akuzate  ngritura ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se shqiptarëve iu është dashur jo vetëm të luftojnv për lirinë, por edhe ta mbrojnë atë. Sipas tij, Thaçi, Veseli dhe gjithë bashkëluftëtarët e tjerë do t'i dëshmojnë botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

"Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë. Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor", shkruan Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH