Aktualitet

Basha: Tërësia territoriale e Kosovës është e pacenueshme

               Publikuar në : 20:47 - 30/06/20 liberale

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Kosova di ti përballojë me sukses sfidat dhe se pavarësia dhe tërësia territoriale janë të pacenueshme.

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacënueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. @pdshqipëri është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj.

Tags:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back