Aktualitet

Basha takon të pastrehët e tërmetit: Pas 25 prillit do merrni paratë

Shkruar nga Liberale
Basha takon të pastrehët e tërmetit: Pas 25 prillit do merrni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte në Ishëm, ku takoi nga afër banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai u ndal në banesën e rrënuar të familjes së Limon Filit. Edhe pse ka kaluar gati 1 vit nga tërmeti shkatërrimtar, Basha shprehet se kjo familje jeton në një minimagazinë, pasi askush nuk i ka dhënë zgjidhje për shtëpinë e dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Po ashtu, lideri demokrat pa nga afër dhe kushtet në të cilat jeton familja e Agim Muharremit në Lalëz, e cila jeton ende në çadër.

Basha iu tha banorëve se dy prioritetet kryesore të PD kur të vijë në pushtet janë: ruajtja e shëndetit të shqiptarëve dhe rimëkëmbja e një ekonomie të rrënuar nga pandemia, abuzimet me PPP dhe koncesionet.

Ai iu premtoi banorëve se ai do të garantojë me anë të buxhetit të shtetit rindërtimin e shtëpive të tyre dhe se çdo ndihmë e ardhur për ta nga jashtë do të shkojë për nevojat e tyre.

“U ngrit gjithë bota për ta ndihmuar Shqipërinë, vetëm këta s’u kujtuan. Por ju garantoj që do të marrë fund. Dy prioritete kryesore do të kemi. E para, shëndetin edhe ekonominë që ka shkatërruar pandemia dhe gjithë ndihmat që i ka ndarë Europa për tërmetin dhe që duhet të vijnë tek ju, do të vijnë tek ju dhe buxheti i shtetit do të bëjë të mundur që brenda një kohe shumë të shkurtër shtëpitë t’ju rindërtohen dhe vuajtja që keni hequr t’ju lehtësohet sadopak. Më vjen keq që ju kam ardhur në këto kushte të vështira, por ju jap fjalën që do vij t’ju shoh edhe kur ta kemi riparuar këtë dëm edhe t’i keni shtëpitë e rindërtuara", deklaroi Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH