Aktualitet

Basha takon ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ja biseda

Shkruar nga Liberale
Basha takon ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ja

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur në selinë blu ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Basha thotë se në takim u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin për integrimit europian dhe sfidat aktuale.

Ai thekson se së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veritu do të ecin krah për krah drejt anëtarësimit të sigurtë drejt BE.

"Për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, dhe bashkëpunimi ëpr integrimin, sfidat aktuale për pandeminë dhe domosdoshmëri për forcimin e bashkëpunimit, me synim mirqënien, punësimin, zhvillimin ekonomik.

Për të vazhduar së bashku rolin si dy vende, të cilat kanë qenë krah për krah në anëtarësimin në NATO, dhe së shpejti krah për krah në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE.

Mbështeta rolin efaktorit politik shqiptar, garantues i proceseve demokratike, stabilitetit, proceseve të rëndësishme. Po kështu edhe në proceset e tjera politike, si integrimi europian dhe dëshirën e vullnetit tonë për të parë realizimin e masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit, për shqiptarët padyshim, ky është vokacion i PD si në opozitë dhe qeveri. Sigurisht dhe një le të themi obligim moral e kushtetues i shqiptarëve kudo.”- tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH