Aktualitet

Basha takon kryeministrin kroat: Do mundësojmë hapjen e negociatave

Shkruar nga Liberale

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka marrë pjesë ditën e sotme në Kongresin EPP në Zagrep, ku ka takuar edhe kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic. Basha thotë se marrja e Presidencës së BE nga Koracia në janar të 2020, është një lajm i mirë pë Shqipërinë.

Basha thotë më tej se rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi në BE dhe se ai bashkë me PD, po punon për kapërcimin e krizës, që shihet nga vendet anëtae, si pengesë për integrimin.

"Ramë dakord të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për të realizuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe për të mundësuar hapjen sa më parë të negociatave", shkruan Basha.

Reagimi i Bashës

Kënaqësi të takoja sot mikpritësin e Kongresit të EPP në Zagreb, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic. Presidenca e BE nga Kroacia në Janar 2020 është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Zbatimi i drejtë i reformës në drejtësi, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas udhërrëfyesit gjerman, garantojnë shtetin e së drejtës, ndan politikën nga krimi, i jep fund pandëshkueshmërisë, dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Me mikun tim dhe të shqiptarëve diskutuam hapat për kapërcimin e krizës politike në vend, e cila konsiderohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si pengesë serioze për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ramë dakord të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për të realizuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe për të mundësuar hapjen sa më parë të negociatave.

Kryeministri Plenkovic më garantoi se Kroacia do të vijojë të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH