Aktualitet

Basha takon fermerët e Kukësit: Nesër do të jem në krahun tuaj

               Publikuar në : 11:49 - 05/12/20 liberale

Në vijim të vizitës në Kukës, kreu i i Partisë Demokratike, zhvilloi takime me banorët e Novosejës dhe Shishtavecit, dy zonat e njohura për kultivimin e patates, ku u njoh nga afër me shqetësimet e fermerëve të këtyre fshatrave, si largimi i të rinjve dhe mungesa e tregut të shitjes.

Vjet kisha unë 150 kuintal të mëdhaja, kualitet i parë për treg dhe arritëm mos të shes asnjë, të gjitha u kalbën në gropë. Mu kalbën të gjitha. 150 kuintal po ishte njëfarë gjobe e madhe për ne, se ishte buka e fëmijëve, e gjitha buka e familjes kishte punuar për atë”, – thotë një tjetër fermer.

Nafta është shtrenjtë që është kryesore. Kur ta marr unë shtrenjtë unë naftën fermeri nuk mundet ta përballoj. Kërkojmë subvencion sidomos për pataten për far atë reja edhe mundësisht me mekanik bujqësore. Ka ik koha e parmendës”, – u shpreh një tjetër banor.

Kreu demokrat akuzoi qeverinë se e ka braktisur këtë zonë për mënyrën sesi e ka trajtuar. Basha premtoi se kur të vijë në pushtet do ta mbështesë fermerët me subvencionime, si mënyra e vetme për të shpëtuar bujqësinë.

Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët. Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar bujqësinë, për të ndalur emigracionin, se dhe t’ju iki gjithë rinia në emigracion, ndërkohë që ka pasuri të jashtëzakonshme vendi, ka mundësi të jashtëzakonshme”, tha kreu i demokratëve.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back