Aktualitet

Basha takon delegacionin e Venecias, por jo në zyrën e tij

               Publikuar në : 08:59 - 14/02/20 liberale

Mëngjesin e sotëm, përfaqësues të opozitës janë takuar me delegacionin e Komisionit të Venecias i cili ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme.

Mësohet se në takim po merr pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.

Ndërsa nga radhët e LSI-së është i pranishëm nënkryetari Petrit Vasili. Bëhet e ditur se takim ka nisur në orën 8:15 në ambientet e “Hotel Rogner”. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back