Aktualitet

Basha, takim me ministrin e Jashtëm grek: Hiqni ligjin e luftës

               Publikuar në : 18:10 - 20/10/20 liberale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kryedemokrati thotë se me kreun e diplimacisë greke diskutuan edhe çështjen e detit, për të cilën thotë se duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare. Po kështu, një tjetër temë diskutimi është edhe heqja e ligjit të luftës.

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Lulzim Basha në rrjetet sociale.

 

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back