Aktualitet

Basha takim me Komisionerin e BE: Procesi zgjedhor është manipuluar

Shkruar nga Liberale
Basha takim me Komisionerin e BE: Procesi zgjedhor është manipuluar

Shqetësimin për manipulimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ngritur edhe në një takim me Komisionerin e BE për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Zyra e shtypit të PD, thotë se Basha e njohu komisionierin me manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve si dhe përdorimin e legalizimeve për vota.

“Fushata e tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u drejtua nga kupola drejtuese qeveritare në bashkëpunim nga persona qe janë nen hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA, fëmijë dhe të afërm të personave që u nxorën jashtë nga ligji i dekriminalizimit janë tashmë pjesë e listës së deputetëve të PS”, thuhet në njoftimin e PD.

Më tej, Lulzim, Basha bëri të ditur se PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat nuk ka patur asnjë veprim ndalues apo parandalues edhe pse ato janë depozituar muaj para datës së zgjedhjeve.

“Policia e shtetit në shume raste është përfshirë në mbrojtjen kontigjenteve të blerjes së votës si dhe ka fshehur, tjetërsuar dhe manipuluar fakte flagrante ku persona me precedent janë përfshirë në operacionin kriminal të blerjes së votave dhe shantazhimit të votuesve. Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike për të vazhduar betejën për ndryshim dhe për të kthyer demokracinë në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Kreu i PD e falenderoi zotin Varhelyi dhe Komisionin Europian per sasinë e vaksinave që BE i ka dhënë Shqipërisë si dhe për mbështetjen financiare për të lehtësuar pasojat ekonomike dhe shëndetësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH