Aktualitet

Basha takim me fermët e Çakranit: Nuk po kursehen as fondet e BE-së, korrupsioni qeveritar po shkatërron bujqësinë

Shkruar nga Liberale
Basha takim me fermët e Çakranit: Nuk po kursehen as fondet e

Edhe pse e diel, ditë intensive sot për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimeve më qytetin e Fierit, Basha, ishte sot në fshatin Buzë Madh, njësia administrative Cakran, ku bisedoi me fermerët e kësaj zone për problemet që ka sot sektori i bujqësisë.

Sipas kreut të PD, “rritja e çmimeve, mungesa e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës”.

Basha u shpreh se, korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë.

“Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.”

“Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi.”

Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë”, deklaroi Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH