Aktualitet

Basha sulmon Ramën e Zaev: Të korruptuarit ia hedhin fajin te BE

Shkruar nga Liberale
Basha sulmon Ramën e Zaev: Të korruptuarit ia hedhin fajin te BE

Kryeministri Edi Rama dhe homologu maqedonas, Zoran Zaev nuk e kanë fshehur zhgënjimin me Bashkimin Evropian për vendimin e tij për të mos hapur negociatat edhe gjatë “Samitit të Prespës”.

Por kryedemokrati Lulzim Basha i quan ata autokratë të korruptuar që fajësojnë BE-në, në vend që të shohin problemet në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin gjërat kanë ndryshuar. Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH